Ambasada e SHBA-së në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje, duke shtuar se kjo nuk duhet parë si një çështje private apo si një çështje familjare.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në platformën ‘X’, ka reaguar pas raporteve dhe hulumtimeve të organizatave të shoqërisë civile, sipas të cilave dhuna në familje është ndër krimet më të paraportuara në Kosovë.
“Bazuar në raporte dhe hulumtime të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile, dhuna në familje vazhdon të jetë një nga krimet më të paraportuara në Kosovë. Dhuna në familje nuk duhet parë si një çështje private apo si një çështje familjare. Dhuna në familje është KRIM. Mos e duroni, raportoni: 0800 11 112 ose 192”, thuhet në postimin e Ambasadës.
Në faqen e ambasadës janë publikuar edhe numrat e kontaktit për raportim të këtyre rasteve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...