Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kanë sqaruar se diskutimet me Qeverinë e Kosovës për çështjen e kyçjes në gazsjellës janë duke vazhduar dhe se mbetet të shihet nëse Qeveria e Kosovës do ta përkrahë një projekt të tillë.
“Diskutimet janë duke vazhduar, deri të dihet nëse qeveria e Kosovës do të mbështesë një propozim të tillë”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës për Express.
Tutje thuhet se “siç ka deklaruar të premten ministrja Rizvanolli, Qeveria e Kosovës është ende duke e diskutuar dhe konsideruar projektin e propozuar që do ta ndihmonte Kosovën të lidhej me rrjetin ekzistues të gazit natyror në Maqedoninë e Veriut. Shumica e financimit, do të vijë nga fondet e BERZH dhe WBIF”.
Në fund potenconet se projekti i propozuar është një nga propozimet që po konsiderohet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe MCC-së.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...