Google ADS

Ambasada e ShBA-së: Askush nuk po kërkon nga liderët e Kosovës që të komprometojnë sovranitetin

18:26 | 2 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, e ka vlerësuar produktive vizitën në Kosovë të Dërguarit të Special të këtij shteti për Ballkanin Perëndimor,

Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një postim në Facebook, ambasada thotë se ShBA mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE, ndërsa thekson se Status quo-ja është e paqëndrueshme.

“Askush nuk po kërkon nga liderët e Kosovës që të komprometojnë sovranitetin e Kosovës, të heqin dorë nga integriteti i saj territorial ose të shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të shenjta”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ambasadës, transmeton arbresh.info.

Escobar dhe Lajçak kanë qëndruar dy ditë në Kosovë, ku janë takuar me presidentet Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, si dhe përfaqësuesit e partive politike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme