Ambasada e Malit të Zi konfirmon vdekjen e diplomatit të saj

00:11 | 4 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Ambasada e Malit të Zi në Kosovë, kanë konfirmuar për Klan Kosovën se personi i cili ndërroi jetë sot në Prishtinë, është zyrtar i tyre dhe bëhet fjalë për Nikolla Ljuljudraj.

Nga kjo ambasadë, nuk kanë dyshime se kjo vdekje të ishte e qëllimshme, meqë ishin në dijeni që sekretari i parë i tyre kishte problem shëndetësore edhe më herët.

Për këtë rast paraprakisht kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhej se personi në fjalë, fillimisht ishte gjetur i shtrirë në rrugën ‘’Ukshin Hoti’’ në Prishtinë, dhe më pas ishte transferuar për në QKUK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme