Ambasada e Kosovës në Turqi dënon sulmin në Ankara

18:12 | 23 Tetor 2024
E.G

Ambasada e Kosovës në Turqi, ka dënuar sulmin terrorist ndaj kompanisë së hapësirës ajrore në Ankara.

Me anë të një njoftimi në Facebook, ambasada ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“Ne dënojmë sulmin terrorist kundër objekteve TAI të Industrisë Ajrore Turke në Ankara. Ndajmë dhimbjen e të prekurve nga kjo ngjarje tragjike dhe familjeve të atyre që humbën jetën dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella.”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ndryshe, një grup sulmuesish shpërthyen një bombë dhe shtinë me armë zjarri të mërkurën në ndërtesën e kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë, TUSAS, duke i vrarë tre njerëz dhe duke i plagosur disa të tjerë, thanë zyrtarët.

Të paktën dy nga sulmuesit u vranë, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya. Ai shtoi se 14 njerëz të tjerë u plagosën./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Tre të vrarë, 14 të plagosur në një sulm në kompaninë turke të mbrojtjes në Ankara

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme