Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka reaguar në lidhje me incidentin që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani.
Në një deklaratë të publikuar në platformën “X”, Ambasada ka mohuar disa lajme që kanë qarkulluar në portalet e Maqedonisë së Veriut. Ajo thekson se informacioni i shpërndarë është i pasaktë dhe se ambasada nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me incidentin dhe nuk ka dërguar nota zyrtare përkatëse.
Ambasada ka kërkuar që emri i saj të mos keqpërdoret dhe që incidenti ndaj presidentes Osmani të mos shfrytëzohet për qëllime politike të brendshme në RMV.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup përgënjeshtron në termat më të fuqishëm lajmin në disa portale të RMV se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup përgenjështron në termat më të fuqishëm lajmin në disa portale të RMV se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve. pic.twitter.com/cHDUc0SFGH
— Kosovo in North Macedonia (@KosovoinSkopje) August 3, 2024
LEXO EDHE:
Incident diplomatik në aeroportin e Shkupit, Presidentes Osmani sigurimi provoi t’ia marrë telefonin
Zv.kryeministri i RMV: Keqkuptimi me Presidenten Osmani, i tejkaluar
Vazhdojnë hetimet në Maqedoninë e Veriut për incidentin me presidenten e Osmani
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...