Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka organizuar një festë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook nga Ambasada, bëhet e ditur se Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, ka thënë që Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.
Ai gjithashtu ka theksuar se marrëdhënia e Kosovës me ShBA-të është e rëndësishme për dy vendet.
“Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike”, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën”, thuhet në njoftimin e ambasadës, përcjell arbresh.info.
Tutje, bëhet e ditur se në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i ShBA-ve, Gabriel Escobar.
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë