Ambasada e Kosovës në Itali, ka njoftuar bashkatdhetarët se janë në pritje të autorizimit për fluturimin Itali-Kosovë.
Ambasada e RKS në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano, bëjnë të ditur se tashmë kanë kryer sipas procedurave përkatëse ligjore të gjithë procesin e mbledhjes dhe dërgimit të listave/kërkesave pranë institucioneve/autoriteteve përkatëse në Prishtinë, të cilët kanë kompetencë ekskluzive për adresimin e tyre, sipas rasteve emergjente dhe disponueshmërisë logjistike të strukturave të destinuara për karantinimin e detyrueshëm që parashikohet me ligj.
“Aktualisht, ju informojmë se jemi në pritje të autorizimit për organizimin e fluturimit Itali-Kosovë, i cili do të realizohet brenda muajit maj 2020, detajet si data, aeroporti/qyteti i nisjes dhe orari do të publikohen së shpejti në ueb faqen tonë dhe në platformat tona të rrjeteve sociale”, thuhet në njoftim.
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët