Google ADS

Ambasada e Kosovës në Emirate: Vendimi për heqjen e vizave ende nuk ka hyrë në fuqi

13:17 | 11 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot bëri të ditur se Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës, me ç’rast mund të udhëtojnë atje vetëm me pasaporta.

Mirëpo, Ambasada e Kosovës në Emirate ka dalë me një njoftim në Facebook ku thuhet se ky vendim ende nuk ka hyrë në fuqi, shkruan Arbresh.info.

“Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, ambasada e jonë do të ju mbanë të informuar në kohë. Deri atëherë, qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe , janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse”, shkruhet në postim./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme