Google ADS

Ambasada e Italisë uron Hotin: Jemi të gatshëm ta mbështesim atë në përmbushjen e sfidave

00:12 | 4 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Ambasada e Italisë në Prishtinë i ka uruar postin e kryeministrit të ri të vendit, Avdullah Hotit.

Në një deklaratë për media thuhet se Italia është e gatshme ta mbështesë Qeverinë e re të Kosovës në përmbushjen e sfidave dhe prioriteteve, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rifillimin e dialogut me Beogradin me lehtësimin e BE-së.

Deklarata e plotë:

Italia uron Qeverinë e re të Kosovës. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim atë në përmbushjen e sfidave dhe prioriteteve të sotme, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit; çuarjen përpara të agjendës së reformës, e cila po ashtu është e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik; dhe rifillimin e dialogut me Beogradin me lehtësimin e BE-së. Ne i urojmë Kryeministrit të ri Hoti dhe ekipit të tij suksese në vazhdën e prosperitetit dhe paqes për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për rajonin./kk/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme