Për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit, ishin pezulluar edhe aplikimet për viza nëpër ambasadat në Kosovë.
E Ambasada e Italisë ka njoftuar se që nga data 22 qershor, këto aplikime do të pranohen.
Sidoqoftë, aplikimet do të pranohen vetëm për disa kategori të kufizuara të vizave.
“Nga 22 qershori, Ambasada do të rifillojë pranimin e aplikimeve për vizë për disa kategori të kufizuara vizash”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Duke filluar nga 22.06.2020 do të mund të aplikohet në Ambasadën e Italisë në Prishtinë për kategoritë e mëposhtme të vizave:
– për punë (JO për biznes);
– për motive familjare;
– operatorët e studiuesit shëndetësorë dhe profesionistët e kujdesit për të moshuarit;
– punëtorët profesionalë;
– personeli i transportit;
– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punëtorët humanitarë në ushtrimin e funksioneve të tyre;
– personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.
Për të caktuar termin, palët e interesuara mund të shkruajnë në adresën e [email protected]. Lista e dokumenteve që duhet të dorëzohen gjendet në këtë adresë.
Hyrja në Ambasadë lejohet vetëm në përputhje me masat e kontrollit të infeksionit koronavirus. Duhet të mbani pajisje mbrojtëse personale (maska dhe doreza), përndryshe nuk ju lejohet hyrja në Ambasadë. Vizitorët do t’i nënshtrohen kontrollit të temperaturës së trupit, nëse është mbi 37.5 °, do të ndalohet hyrja brenda.a
Ju kujtojmë se, edhe në rastin e dhënies së vizës hyrëse, të huajt që hyjnë në Itali do të duhet të dëshmojnë arsyet e hyrjes së tyre në territorin kombëtar me anë të një vetëdeklarimi përkatës të bazuar në dispozitat në fuqi.
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...