Në ambientet e ambasadës së Finlandës, në Prishtinë, është vendosur Libri i Zisë me rastin e vdekjes së presidentit Martti Ahtisarit.
Nga Ambasada e Finlandës kanë bërë të ditur se libri i ngushëllimeve për presidentin Ahtisaari është hapur në Pallatin Presidencial, në Helsinki, Finlandë.
Ambasadat finlandeze nëpër botë, gjithashtu, kanë hapur librin e ngushëllimeve e që nënshkruhet nga përfaqësues të qeverive vendore, ambasadorë, përfaqësues të organizatave dhe kolegë të mëparshëm të presidentit Ahtisaari.
Qytetarët mund të shprehin ngushëllimet e tyre, adresuar anëtarëve të familjes edhe ‘online’ në internet. Të gjitha ngushëllimet më vonë do të mblidhen dhe printohen në një libër, i cili do t’i dorëzohet familjes së presidentit Ahtisaari, bashkë me librin e ngushëllimeve nga Pallati Presidencial.
Po ashtu “Fondacioni për Paqen Martti Ahtisaari” ka krijuar një faqe memorial të internetit për të nderuar trashëgiminë e presidentit Ahtisaari.
Bëhet e ditur se Libri i Zisë për vdekjen e presidentit Ahtisaari në ambientet e Ambasadës së Finlandës në Prishtinë, do të qëndrojë i hapur deri të hënën./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...