Ambasada e Austrisë në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar transportimi i mishit të derrit dhe produkteve të sallamit nga vendet jo-anëtarë të BE-së në udhëtime private, teksa bënë të ditur se kontrollet për Krishtlindje janë shtuar.
Ky vendim ka ardhur pas shpërthimit të Murtajës Afrikane të Derrave.
Kontrolle specifike lidhur me murtajën afrikane të derrave Ambasada thotë se do të ketë në vendet si Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
“Murtaja afrikane e derrave (MAD) vazhdon të përhapet në Evropë dhe paraqet një rrezik të madh për bujqësinë vendase dhe popullatat e derrit të egër. Aktualisht MAD-i është shumë aktiv në disa vende të Ballkanit”, thuhet në njoftim.
“Për të parandaluar futjen e kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse të kafshëve në Austri, do të ketë një kontrollim të shtuar të trafikut të udhëtimeve gjatë javëve të ardhshme. Kështu paralajmëron ministri për financa Magnus Brunner, i cili bashkë me Doganën austriake, Ministrinë për çështje sociale, shëndet, kujdes dhe mbrojtjen e konsumatorit, Entin federal për shëndetit e konsumatorit dhe Agjensionit për shëndet dhe siguri ushqimore, do të ndërmarrin aksione specifike kontrolli gjatë Krishtlindjeve. Qëllimi është “të krijohet ndërgjegjësimi, veçanërisht tek udhëtarët, se marrja e mishit nga vendet joanëtare të BE-së është e ndaluar dhe kontrollohet nga doganat”, thotë Brunneri.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...