Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk u prit aspak mirë të hënën nga një grup qytetarësh në Skenderaj.
Madje Kurti kishte shkuar në Skenderaj nën përcjelljen e Njësisë Speciale të Kosovës, për të cilën edhe u kritikua nga PDK, e cila ka si bastion këtë komunë.
Kjo ka bërë që Ambasada e Britanisë në Kosovë të reagojë, shkruan arbresh.info.
Përmes një postimi në Twitter kjo ambasadë ka theksuar se të gjitha palët duhet të jenë në gjendje të bëjnë fushatë të lirë dhe pa kërcënime e sulme fizike.
“Skenat e djeshme në Skenderaj janë zhgënjyese dhe të dëmshme për një demokraci të re. Të gjitha palët duhet të jenë në gjendje të bëjnë fushatë të lirë pa kërcënimin e sulmit fizik ose verbal”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike në Kosovë.
Ndryshe, derisa Kurti po takonte përkrahësit e tij në këtë komunë, disa qytetarë brohoritnin emrin e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe “UÇK” ./arbresh.info/
LEXO EDHE:
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...