Zyrtarët e Ambasadës e Britanisë së Madhe në Kosovë, duke folur për zgjedhjet e 11 qershorit dhe listave të partive politike, kanë thënë se Kosova dhe qytetarët e saj e meritojnë të kenë përfaqësues të aftë dhe me integritet moral.
Megjithatë, sipas Ambasadës britanike, janë qytetarët e Kosovës të cilët duhet ta bëjnë këtë vlerësim pasi që ata do të bashkëpunojnë me këdo që fiton besimin e popullit.
“Është në duart e votuesve të përcaktojnë se kush duhet ta formojë qeverinë e re. Varet nga votuesit t’i vlerësojnë partitë dhe politikat e tyre dhe të vendosin se kush më së miri do t’i përfaqësojë interesat e tyre. Ne do të duhet të punojmë me këdo që ju e zgjidhni”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës britanike për gazetën “Zëri”.
Më tutje, Ambasada ka thënë se nëse partitë politike janë serioze në lidhje me përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë, atëherë listat e kandidatëve të tyre duhet ta reflektojnë këtë.
“Në Mbretërinë e Bashkuar personat që janë dënuar për krime serioze e kanë të ndaluar të kandidojnë për Parlament”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre. Madje, ata kanë bërë thirrje që Kosova të ketë përfaqësues me integritet moral në Kuvend.
“Kosova meriton të ketë përfaqësues të aftë, me integritet të lartë moral. Por është po ashtu përgjegjësi e votuesve të vendosin nëse dëshirojnë të përfaqësohen nga kandidatë të cilët janë të njollosur nga korrupsioni dhe kriminaliteti. Në një demokraci përfundimisht votuesit mbajnë përgjegjësi për kë ata votojnë”, përfundon përgjigja e Ambasadës britanike.
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse