Ambasada britanike përshëndet formimin e qeverisë, thotë se e presin sfida të mëdha

20:28 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Ambasada britanike në Prishtinë ka përshëndetur emërimin e qeverisë së re në Kosovë.

Në komunikatën e kësaj ambasade thuhet se sfida të mëdha e presin qeverinë e re, sidomos pandemia Covid-19, transmeton portali arbresh.info.

“Ne e përshëndesim formimin paqësor të qeverisë së re në Kuvend, dhe urojmë kryeministrin Hoti dhe kabinetin e tij për emërimin e tyre. Sfida të mëdha e presin përpara për qeverinë e re, veçanërisht urgjencën shëndetësore Covid-19. Është e rëndësishme që qeveria e re kërkon të ndërtojë konsensus dhe unitet në përçarjet politike”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme