Ambasada Britanike në Prishtinë ka bërë thirrje se nuk është koha për manovrime politike, por për bashkëpunim të brendshëm dhe me rajonin.
Në postimin e ambasadës thuhet se duhet të merren shpejt vendimet për Qeveri të re apo në detyrë që mbrojta e jetës së qytetarëve të jetë prioritet, shkruan arbresh.info.
Ata kanë komentuar edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqje të taksës të cilin e kanë përshëndetur.
“Angazhimi rreth sfidës me pandeminë Covid-19, aktualisht është detyra kryesore me të cilën po përballen qeveritë në gjithe rajonin dhe kudo në botë. Do të kërkohet vendosmëri, qëndrueshmëri dhe këmbëngulje nga të gjitha Institucionet e Kosovës. Kjo nuk është kohë për manovrime politike, por për bashkëpunim të brendshëm dhe me rajonin.
Pas votës së mosbesimit në Kuvend, Mbretëria e Bashkuar fton që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet, dhe që vendimet të mirren shpejt që t’i mundësohet Qeverisë në detyrë, ose asaj të re që mbrojtja e jetës së qytetarëve të jetë konsiderata kryesore. Ne, Mbretëria e Bashkuar, jemi pranë popullit të Kosovës dhe të rajonit gjatë kësaj krize globale.
Ne përshëndesim vendimin e Qeverisë në detyrë për hjeqjen e tarifave në mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ne ritheksojmë përkrahjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe besojmë se mospajtimet, përfshirë barrierat jotarifore, mund të zgjidhen në këtë kornizë. Dialogu duhet të dërgojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, juridikisht detyruese, që respekton integritetin territorial dhe normalizon marrëdhëniet bilaterale, që është e pranueshme për qytetarët e të dy vendeve dhe që do të ofrojë përfitime afatgjata për ta dhe për të gjithë rajonin. Me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtar, Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për vazhdimin e dialogut.
Ne ftojmë Qeverinë në detyrë, ose atë të re, që në të njëjtën kohë të punojë në arritjen e prioriteteve afatgjata të njerëzve, të reflektuara në zgjedhjet e fundit të Tetorit, duke u fokusuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet në postim./arbresh.info/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...