Ambasada britanik në Kosovë është shprehur e kënaqur me ecurinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, të cilat, sipas kësaj ambasade, u zhvilluan në mënyrë shumë paqësore.
“Ne e mirëpresim raportin preliminar të Misionit Vëzhgues të BE-së dhe konkluzionet e tij. Një demokraci e fortë dhe një sistem i shëndoshë zgjedhor është jetik për përparimin e Kosovës. Jemi të kënaqur që zgjedhjet u zhvilluan në një mënyrë shumë paqësore dhe se shumica e qytetarëve të Kosovës ishin në gjendje të shprehnin vullnetin e tyre demokratik përmes votës. Gjithashtu, përgëzojmë shoqërinë civile për rolin e saj të rëndësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve.”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ambasada e Britanisë së Madhe.
Përvec kësaj, ambasada ka përmendur edhe disa nga parregullsitë gjatë zgjedhjeve, duke përfshirë frikësimin e votuesve serbë të Kosovës, votimin jashtë Kosovës si dhe listat e pasakta të votuesve.
“Shpresojmë që autoritetet e Kosovës do të ndërmarrin veprime ndaj atyre që janë përfshirë në frikësime apo keqpërdorime zgjedhore dhe të punojnë pa humbur kohë për të adresuar dobësitë e identifikuara në sistemin zgjedhor.”
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030