Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar me indinjatë lidhur me procesin për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në një deklaratë ambasada thotë se ky proces është i prishur rrënjësisht, sepse u mungon transparenca dhe u nënshtrohen konflikteve të interesit, transmeton portali arbresh.info.
Tutje thuhet se prokurorët duhet të zgjidhen duke u bazuar në kualifikime dhe jo në bazë të përkatësisë politike apo lidhjeve.
“Për vite, Ambasada Amerikane ka luajtur një rol monitorues dhe mentorues në proceset për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe për të zgjedhur Kryeprokurorët. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese tani janë prishur rrënjësisht. Atyre u mungon transparenca dhe i nënshtrohen konflikteve në rritje të interesit. Meqenëse përfshirja e mëtejshme e Ambasadës mund të interpretohet keq si miratim i këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim pjesë. Prokurorët duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo përkatësisë politike ose lidhjeve.
“Ndryshimet në kornizën ligjore që mbështesin KPK-në janë të nevojshme për të rivendosur transparencën dhe drejtësinë e këtij sistemi. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështesin përpjekjet e Ministrit të Drejtësisë për të përfunduar menjëherë Rishikimin Funksional”, thuhet në deklaratën e ambasadës./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%