Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të rrethit të parë të zgjedhjeve komunale.
“Ne e çmojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Komisionerët e Vendvotimeve, OSBE-në, si dhe të gjitha ekipet monitoruese dhe vëzhguese për punën e madhe që kanë bërë. Gjersa ne kemi shqetësime lidhur me disa raportime për regjistrat e vjetëruar të votuesve, votimin e dyfishtë, dhe parregullsitë tjera sporadike, ne shpresojmë që disa nga këto çështje mund të adresohen para rrethit të ardhshëm të zgjedhjeve komunale në nëntor”, thuhet në komunikatën e Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Sipas Ambasadës amerikane, dalja e rritur në votime dhe procedurat e sheshta zgjedhore në pjesën më të madhe të vendit janë shenja pozitive për demokracinë e Kosovës.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim institucionet e Kosovës gjersa ato shpejtë përgatiten për edhe një rreth të votimit dhe përcjellin më tutje raportet mbi parregullsitë dhe shkeljet në këtë rrethin e parë. Shpresojmë se të gjithë zyrtarët komunalë tashmë të zgjedhur do të përkushtohen për ndryshim pozitiv në emër të të gjithë zgjedhësve të tyre, gjë e cila do ta shtyjë Kosovën përpara në shtegun e integrimit të plotë Euro-Atlantik”, përfundohet në komunikatë.
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...