Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ambasada ka ngushëlluar familjen dhe të gjithë artistët e Kosovës.
“Të pikëlluar nga vdekja e Nexhmije Pagarushës, arti i së cilës do të kujtohet. Ngushëllime familjes së saj, shokëve dhe të gjithë artistëve të Kosovës të cilët janë prekur nga vdekja e saj”, kanë shkruar ambasada amerikane në Twitter.
Ikona e muzikës, Nexhmije Pagarusha, ka vdekur të premten e 7 shkurtit në moshën 86 vjeçare, me këtë rast presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e nesërme (të dielën) ditë zie.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj.
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3