Ambasada e Amerikës në Beograd ka kërkuar që serbët e Kosovës të lejohen të votojnë në zgjedhjet e prillit të organizuara nga autoritetet serbe.
Këtë thirrje kjo ambasadë e ka bërë përmes Twitterit, ku thuhet se është e rëndësishme që serbët me të drejtë vote në Kosovë të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe se SHBA-të mbështesin masat që do të lehtësonin votimin e tyre.
“Është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e shpallura nga Beogradi në prill. Shtetet e Bashkuara mbështesin masat e duhura për ta bërë këtë dhe për të lehtësuar procesin e votimit”, ka thënë ambasada.
Ndryshe, nga autoritetet në Kosovë kanë mohuar çdo formë të pjesëmarrjes në votim në zgjedhje që do të cenonte sovranitetin e vendit.
Ata kanë lënë të hapur mundësinë që në Kosovë të votohet përmes postës, ashtu siç rëndom ndodhë me shtetasit që jetojnë në një vend tjetër nga ai ku mbahen zgjedhjet./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...