Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mbrëmë në mes Kosovës dhe MCC-së.
Ambasada amerikane ka deklaruar se Kosova dhe SHBA-të nënshkruan dje një marrëveshje të përbashkët me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në vlerë mbi 236 milionë dollarë.
“Urime të gjithë të përfshirëve. Përmes partneritetit tonë, ne presim me padurim ta shohim Kosovën të arrijë zgjidhje moderne, të energjisë së pastër për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Ndryshe marrëveshja e nënshkruar mbrëmë në vlerë 236.7 milionë dollarë është parë edhe si investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Kosovë, në fushën e energjisë./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë