Ambasada Amerikane në Kosovë ka përcjellë nga afër në vazhdimësi të gjitha zhvillimet politike në vend.
Madje e kishin mirëpritur caktimin e seancës për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, shkruan arbresh.info.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett kishte thënë se është i kënaqur për mbajtjen e kësaj seance.
Kosnett kishte shkruar se institucionet e Kosovës duhet të respektojnë Kushtetutën.
“I kënaqur të shoh kuvendin që ka vendosur të mbajë seancë nesër lidhur me mocionin e mosbesimit. Siç i thash edhe sot kryeministrit (v.j. Albin Kurti), është e rëndësishme që kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, kishte shkruar Kosnett në llogarinë e tij në Twitter.
Ambasada Amerikane ka reaguar edhe pasi Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur aktgjykimin rreth dekretit të presidentit të vendit Hashim Thaçi, përmes së cilit ky i fundit mandatoi për kryeministër Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ata kishin lutur liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike që të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Lusim të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë popullin e #Kosovës”, thuhej në reagim.
Ndërsa sot pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti i menjëhershëm ka qenë reagimi i amerikanëve.
Ata kanë uruar për formimin e Qeverisë duke deklaruar se mezi presin të punojnë me qeverinë Hoti.
“Urime për formimin paqësor të qeverisë së re. Mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, duke përfshirë përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet rajonale dhe luftimin e COVID”, thuhet në reagimin e sotëm./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...