Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë.
Ambasada ka mirëpritur këtë marrëveshje, duke kërkuar nga dy vendet që të vazhdojnë angazhimin urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, shkruan arbresh.info.
“Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë. “SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e ambasadës në Twitter.
Ndryshe, Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit sot kanë arritur të nënshkruajnë të martën marrëveshjen për energjinë, e cila parasheh faturimin e energjisë elektrike për komunat veriore të Kosovës. /arbresh.info/
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë