Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka reaguar pas raportimeve se me llogarinë e tyre në Twitter është bërë një pëlqim në një lajm ku flitet për “çnjohjen e Kosovës nga 9 vende”. Sipas tyre, në 24 orët e fundit nuk është bërë asnjë pëlqim nga Ambasada.
Në reagimin e Ambasadës thuhet se pavarësia e Kosovës është fakt dhe se kundërshtojnë çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.
“Të jemi të qartë: Pavarësia e Kosovës është fakt. Qëllimi ynë parësor është të mbështesim Kosovën pasi ajo zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne kundërshtojmë kategorikisht çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar ambasada në Twitter.
“Llogaria zyrtare e Ambasadës së SHBA në Twitter nuk ka “pëlqyer” qëllimisht asnjë postim në Tëitter gjatë 24 orëve të fundit. Siç u përmend më herët: kur kemi një pozicion për të artikuluar, ne e bëjmë këtë nëpërmjet deklaratave zyrtare, që i atribuohen – jo nga një “like” e mediave sociale” thuhet tutje në reagim./arbresh.info/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...