Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka reaguar lidhur me lajmet rreth Ukrainës, duke thënë se përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me dezinformata janë pjesë e një modeli të vjetër.
Kjo Ambasadë ka shpërndarë edhe temat kryesore të dezinfomimit të përsëritura të Rusisë.
“Përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me pavërtetësi për Ukrainën janë pjesë e një modeli të vjetër”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, në përhapjen e lajmeve të rreme janë të përfshira organe të ushtrisë dhe inteligjencës ruse.
DASH thotë se Rusia i përhap këto narracione të rreme përmes operacioneve në rrjete sociale, përdorim të mediumeve të lidhura me shtetin fshehurazi dhe haptazi në internet dhe futjes së dezinformatave në programet e televizioneve e radiostacioneve.
“Për shumë vjet, Rusia ka fabrikuar një grup të narracioneve të rreme, cilat ekosistemi i saj i dezinformimit dhe propagandës vazhdimisht i fut në mjedisin global të informimit”, thuhet në fillim të deklaratës së DASH-it.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...