Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka ulur në gjysmështizë flamurin amerikan këtë të mërkurë si shenjë solidarizimi për viktimat e prekur nga termeti në Turqi.
Një veprim të tillë e ka bërë edhe Qeveria e Kosovës, duke ulur në gjysmështizë flamurin e vendosur në oborrin e këtij institucioni.
“Pas vendimit të presidentes Osmani që sot të jetë ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, iu bashkuam Qeverisë së Kosovës në uljen e flamurit tonë në gjysmështizë në respekt dhe përkujtim për ata që humbën jetën nga kjo ngjarje tragjike”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Twitter.
Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë, në shenjë solidarizimi me Turqinë dhe Sirinë, të cilat janë goditur nga një tërmet i fuqishëm që ka lënë të vdekur mijëra persona./arbresh.info/
In recognition of President Osmani’s declaration that today is a day of mourning for victims of the earthquakes in Turkiye and Syria, we joined the Government of Kosovo in lowering our flag to half-mast in respect and remembrance for those who have died due to this tragic event. pic.twitter.com/XLmMgsPFsC
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) February 8, 2023
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...