Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se është duke ndërmarrë hapat për t’iu kthyer normalitetit dhe punëve të përditshme, pasi edhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë vendosur për rihapje.
“Derisa Kosova po rihapet, Ambasada e SHBA’së gjithashtu është duke marrë hapa drejt rifillimit të punës normale”, thuhet në njoftimin e ambasadës në faqen zyrtare në twitter.
Në një video të publikuar ndërkohë shpjegohen të gjitha masat që Ambasada ka marrë duke qenë se COVID-19 vazhdon të jetë ende prezent.
“Shikoni se si Kerrie shpjegon masat e që Ambasada është duke i marrë kundër kërcënimit të COVID-19 që vazhdon të jetë prezent. Shpresojmë të shihemi së shpejti”, thuhet ndër të tjera.
https://twitter.com/USEmbPristina/status/1267833128737026050?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1267833128737026050&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fambasada-amerikane-ne-prishtine-njofton-se-po-merr-hapa-per-kthim-ne-normalitet%2F
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit