Google ADS

Ambasada amerikane në Prishtinë: Kosova i bashkohet thirrjes për evakuimin e sigurt të afganëve që dëshirojnë të largohen

08:42 | 16 Gusht 2021
V. S.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar sot pas vendimit të shtetit të Kosovës për t’i strehuar afganët të cilët kanë punuar me forcat e huaja e kanë frikë nga hakmarrja e talibanëve për shkak të punës së tyre.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kjo ambasadë  shkruan se Kosova i bashkohet SHBA-ve dhe vendeve tjera në thirrjen për largim të sigurt të afganëve.

“Kosova i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në thirrjen ‘se të gjitha palët  respektojnë dhe lehtësojnë largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi’”, thuhet  në postimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar se ka dhënë pëlqimin e strehimit të afganëve në vendin tonë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme