Ambasada amerikane në Beograd dënon fuqishëm sulmet në veri

16:36 | 25 Shtator 2023
E.G

Ambasada amerikane në Beograd ka reaguar pas sulmeve në veri të vendit ku mbeti i vdekur një rreshter i Policisë së Kosovës.

Me anë të një postimi në X, ambasada e ka rishpërndarë postimin e zëdhënësit Mathew Miller, ku është kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut, shkruan Arbresh.info.

“SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e dhunshme të koordinuara ndaj Policisë së Kosovës që nga 24 shtatori. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin lëvizjet apo retorikën që do të nxiste më tej tensionet dhe të kthehen në dialog me ndërmjetësimin e BE-së”, ka shkruar ambasada./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme