Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier me rastin e pensionimit të tij.
Të premten që e lamë pas, ambasadori Hovenier u vlerësua për lidershipin, përkushtimin dhe shërbimin e tij gjatë një karriere të gjatë e të suksesshme, shkruan Arbresh.info.
Amnasada thekson se Hovenier ka pasur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe në avancimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe integrimeve euroatlantike.
“Të premten e kaluar, komuniteti i Ambasadës u bashkua për të nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier me rastin e daljes në pension të tij. Ambasada e SHBA-së i është mirënjohëse ambasadorit Hovenier për udhëheqjen, përkushtimin dhe shërbimin e tij gjatë gjithë karrierës së tij prej dekadash. Si ambasador, përpjekjet e tij kanë formësuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe kanë avancuar rrugën e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe integrimit euroatlantik. Faleminderit, Ambasador, për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm!”, thuhet në njoftim.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...