Janë pezulluar punimet në rrugën Deçan – Plavë pas takimit të kryeministrit Avdullah Hoti me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Këtë vendim e ka mirëpritur Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila thotë se ndërtimi i kësaj autostradë ka të bëjë më shumë për tokën dhe qasjen, transmeton portali arbresh.info.
“Ndërtimi i autostradës Deçan-Plavë është më shumë për tokë dhe qasje. Bëhet fjalë për respektimin e vendimeve gjyqësore, respektimin dhe ruajtjen e të drejtave të të gjithëve për të praktikuar besimin e tyre dhe të jetojnë paqësisht me fqinjët e tyre, dhe vlerësimin e trashëgimisë së pasur të Kosovës dhe diversitetit kulturor. Bashkëpunimi dhe angazhimi për zgjidhje që respektojnë vendimin e gjykatës është e vetmja rrugë përpara që çon në një zgjidhje të vërtetë. Takimi i Kryeministrit sot me kryetarin Ramosaj është një hap në drejtimin e duhur”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Në të cilin takim u diskutua për rrugën Deçan-Plavë.
Në këtë takim siç bëjnë të ditur nga zyra e kryeministrit, Hoti e Ramosaj janë pajtuar që të pezullohen punimet për rrugën Deçan-Plavë
“Kam zhvilluar takim me Kryeministrin Hoti, ku jam dakorduar t’i jap afatin e arsyeshëm të bëjë zgjidhjen e kontestit për ndërtimin e rrugës”, tha Ramosaj pas takimit me Hotin./arbresh.info/
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë