Lista Serbe ditë më parë gjatë një takimi me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova kishte kërkuar formimin e Asociacionit. Kjo kërkesë erdhi pas betimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë para presidentit Thaçi, çka solli zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësi që u arrit në Bruksel.
Kërkesa për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe pati edhe nga zyrtarët e lartë në Serbi, të cilët akuzonin Kosovën se nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura nga dialogu në Bruksel.
E për punën e Asociacionit, qeveria e Kosovës deri më tani nuk e ka thënë asnjë fjalë.
Por, Ambasada e Amerikës në Kosovë në një përgjigje me shkrim për lajmi.net ka kërkuar nga qeveria dhe serbët e Kosovës, që të nisin punën për hartimin e një statuti për Asociacionin.
Kjo sipas tyre, duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Ne e inkurajojmë qeverinë dhe bashkësinë serbe të Kosovës që të ndërmarrin hapin vijues dhe të fillojnë të punojnë për të hartuar një statut për Asociacionin, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Ambasada amerikane të premten për lajmi.net
Sipas ambasadës, koncepti i bashkësisë së komunave me shumicë serbe rrjedhë nga Plani i Ahtisarit dhe Marrëveshjes së arritur në Bruksel.
Në përgjigje tutje thuhet se hartimi i mirë i Asociacionit do t’u mundësonte komunave serbe që të punojmë së bashku për shëndetësi dhe arsim.
“Koncepti i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (AKS) rrjedhë nga Plani i Ahtisarit si dhe nga Marrëveshja e Brukselit. Një AKS e projektuar mirë duhet t’ua lehtësojë atyre komunave që të punojnë së bashku për çështjet si kujdesi shëndetësor dhe arsimi, aty ku gjuha është një element i rëndësishëm”, ka bërë të ditur ambasada amerikane në Kosovë.
Lajmi.net ka dërguar pyetje në lidhje me formimin e Asociacionit edhe në zyrën për informim të kryeministrit Haradinaj, por edhe pas një jave nuk janë kthyer përgjigje.
Asociacioni është vlerësuar që nga fillimi si një nga sfidat kryesore të kryeministrit Haradinaj, duke ditur qëndrimet e tij të mëhershme për këtë çështje.
Ishte pikërisht Ramush Haradinaj që gjatë kohës sa ishte në opozitë, bashkë me Vetëvendosjen e Nismën për Kosovën kishin organizuar protesta të shumta për ta kundërshtuar “Zajednicën”.
Aso kohe ata pretendonin se bashkësitë e komunave me shumicë serbe nuk duhet të kenë kompetenca ekzekutive.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e vitit 2015 kishte vlerësuar se Asociacioni nuk është në përputhje të plotë me Kushtetutën, por që duhet të vazhdohet me themelimin e tij.
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...