Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë ripërsëritur sot domosdoshmërinë e shuarjes së misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Ambasada amerikanë përmes në Kosovë ka thënë që UNMIK-u tashmë e ka përmbushur qëllimin e tij dhe duhet të shkoj drejt mbylljes, shkruan arbresh.info.
“Ngjarjet e fundit përsëri demonstruan se UNMIK -u e ka përmbushur qëllimin e tij siç i është përcaktuar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.
Ndryshe, dje tensionet e fundit në veri të Kosovës i kanë dominuar diskutimet për Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten më 15 tetor.
Si gjithmonë në mbledhjet për Kosovën të Këshillit të Sigurimit që mbahen çdo gjashtë muaj, edhe kësaj here vendet perëndimore në njërën anë dhe Rusia e Kina në anën tjetër paraqiten qëndrime krejtësisht të kundërta për situatën në Kosovës, mirëpo që të gjitha bënë thirrje që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun.
Gjatë seancës së djeshme në Këshillin e Sigurimit, ka mbajtur fjalim shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, i cili ka thënë që nuk dihet saktë se a ka qenë i njoftuar KFOR- i për aksionin në veri.
Ai po ashtu ka thënë se ka pasur mungesë komunikimi nga ana e Prishtinës për aksionin në veri për të zbatuar vendimin e reciprocitetit për targa në fund të muajit shtator.
Sipas tij, komunitetit ndërkombëtar dhe KFOR-it si mekanizëm për ruajtjen e paqes, nuk iu kishte dhënë njoftim paraprak për aksionin e policisë.
“Kam ngritur zërin kundër veprimeve të njëanshme dhe që të mirren hapa të menjëhershëm në uljen e tensioneve dhe përfshirjen në dialog”, tha Tanin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit e cila po i zhvillon punimet të premten (15 tetor) për të shqyrtuar raportin gjashtë mujor të shefit të UNMIK-ut.
Ndërsa përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit mbrëmë tha se dialogu mbetet platforma më e mirë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të normalizuar marrëdhëniet, përmes arritjes së një marrëveshjeje mbi njohjen reciproke.
“Ne e dimë që UNMIK-u nuk ka luajtur ndonjë rol kyç në zgjidhjen e tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave. Shtensionimi i situatës përmes një mbështetjeje të përkohshme të ofruar nga KFOR-i tregon se organizatat e tjera mund ta bëjnë rolin e tyre më mirë. Ngjarjet e fundit edhe njëherë tregojnë se UNMIK-u ka përmbushur qëllimin e tij, që e ka pasur në mandatin origjinal. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të vazhdojmë drejt përmbylljes së misionit të tij. Ky këshill ka përgjegjësinë që ta vendosë vëmendjen dhe burimet e tij në zonat dhe çështjet ku ka më së shumti nevojë”, tha ai.
SHBA-ja po ashtu shprehu keqardhjen që thirrjet e mëparshme ndaj Këshillit të Sigurimit për të rishikuar këtë mision nuk janë dëgjuar./arbresh.info/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...