Ambasada amerikane në Kosovë ka dhënë një njoftim për shtetasit e saj pas hapjes së kufijve tokësor.
Ambasada e SHBA-së përmes Twitterit ka njoftuar qytetarët amerikanë që pavarësisht lehtësimit të hapjes së kufijve, hyrja në njërin kufi nuk do të thotë se mund të largohen përmes të njëjtit.
“Rikujtim për qytetarët e SHBA-së: Pavarësisht lehtësimit të kufijve tokësorë të Kosovës, udhëtimi rajonal mbetet i vështirë. Fakti se ekziston mundësia për të hyrë në Kosovë nuk nënkupton se ju mund të largoheni përmes të njëjtit kufi tokësor. Kontrolloni te ambasadat përkatëse ditën e udhëtimit, rregullat mund të ndryshojnë shpejt”, shkruan ambasada amerikane.
Kujtojmë që qeveria në mbledhjen e djeshme ka marrë vendim që nga 28 qershori të hapet edhe transporti ajror.
Reminder to U.S. citizens: Despite relaxation of #Kosovo‘s land borders, regional travel remains difficult. Being able to enter Kosovo does not mean you can depart through the same land border; check with respective embassies especially on the travel day, rules can change quickly pic.twitter.com/RBbRM0dWPD
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 24, 2020
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...