Google ADS

Ambasada Amerikane fton qeverinë të bëhet e guximshme e të heqë taksën

12:34 | 18 Mars 2020
Arbresh.info

Ambasada Amerikane në Kosovë sërish ka bërë thirrje për heqje të taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, shkruan arbresh.info.

“Në kohëra si kjo, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është kyç. Është koha për Kosovën dhe fqinjët të mënjanojnë pengesat për qarkullimin e lirë të mallrave. Sërish ftojmë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë hapin e parë të guximshëm dhe ti heqë tarifat që tani”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ndërkohë data 15 mars ishte e paraparë nga kryeministri Albin Kurti për heqje të tarifës me kushtin se Serbia do të ndalojë fushatën e çnjohjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme