Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka mbështetur themelimin e një qendre të re të BONEVET-it në Mitrovicë, me një grant prej 248.000 dollarëve amerikanë. Kjo do të jetë qendra e katërt e këtij lloji në Kosovë.
“Ambasada e SHBA-së në Kosovë e ka mbështetur qendrën BONEVET që nga fillimi. Jemi krenarë që tani po e thellojmë partneritetin tonë me këtë organizatë shumë të suksesshme, pasi ajo po e zgjeron punën e saj për t’i zhvilluar aftësitë konkrete, teknologjike dhe kreative të nxënësve të shkollave fillore e të mesme në mbarë vendin”, thuhet në njoftim.
BONEVET Mitrovica do të jetë pasuri e shkëlqyeshme për të rinjtë e qytetit nga të gjitha komunitetet. Presim që BONEVET Mitrovica të marrë mbështetje të plotë lokale pasi ajo po kërkon hapësirë të vlefshme për punën e saj në Mitrovicë.
Në komunikatë thuhet që nxënësit e BONEVET Mitrovica do të bëhen pjesë e rëndësishme e kapitalit njerëzor të qytetit, me aftësi konkrete teknologjike dhe me një perspektivë globale që plotësisht përqafon diversitetin dhe harmoninë që shpijnë drejt zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit.
BONEVET është një mjedis interaktiv i mësimnxënies ku fëmijët dhe të rinjtë i zbulojnë talentet, aftësitë dhe njohuritë e tyre përmes edukimit të bazuar në teknologji. Përmes programeve të saj unike e gazmore të edukimit që nxisin kureshtjen, imagjinatën, kreativitetin dhe përvojën praktike që nga mosha e re, BONEVET i përgatit nxënësit e vet për t’i kapërcyer sfidat digjitale që po zhvillohen shumë shpejt./arbresh.info/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?