Nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Kryeqytet do e nisin vitin e ri shkollor me mjete të reja dhe inventar të ri të dhuruara nga Ambasada Amerikane.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“10 kontejnerë me inventar shkollor sot u dhuruan nga Ambasada Amerikane e që ne me këto mjete të po synojmë jo vetëm të mobilojmë një shkollë por po investojmë në të ardhmen e vendit tonë dhe në përmirësimin e arritshmërive akademike.”, ka shkruar Rama.
Tutje, ai bëri të ditur se nga viti i ardhshëm do të filloj edhe renovimi i objektit të kësaj shkolle, financuar nga Ambasada Amerikane.
I pari i Prishtinës falënderoi zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-së, Alyson Grunder dhe Shefin e Zyrës për Bashkëpunim Mbrojtës për donacionin, Kolonelin Ryan Conley./Arbresh.info.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...