Ambasada amerikane ka dërguar një deklaratë lidhur me integrimin gjyqësor.
Ambasada në këtë njoftim thotë se mirëpret përgatitjet dhe punën intensive të institucioneve të Kosovës dhe BE-së për të mirëpritur gjyqtarët dhe prokurorët nga komunitetet tjera brenda sistemit gjyqësor të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
DEKLARATA E AMBASADËS AMERIKANE MBI INTEGRIMIN GJYQËSOR
Mirëpresim përgatitjet dhe punën intenzive të kryer nga institucionet shtetërore të Kosovës (Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurial, etj.) dhe Bashkimit Europian për të mirëpritur gjyqtarët dhe prokurorët nga komunitetet tjera brenda sistemit gjyqësor të Kosovës. Posa të arrihet kjo, integrimi gjyqësor do të shënojë kthesë të rëndësishme në avancimin e integrimit të komuniteteve në Kosovë dhe Dialogut për Normalizimin e marrëdhënieve me Sërbinë.
Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë institucionet funksionale të Sundimit të Ligjit; i cili integrim do të shënoj një hap të rëndësishëm përpara. E kuptojmë që palët vazhdojnë të punojnë shumë për ta arritur inegrimin dhe i ftojmë palët të pajtohen për afatin kohorë, në të ardhmën më të afërt.
Mbappe i “pamëshirshëm”, realizon eurogol ndaj Sevillës
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...