KEDS ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit të energjisë elektrike në institucionet sikundër vijojnë: AKI, FSK dhe Ambasada Amerikane.
Sipas njoftimit, thuhet se ndërprerja ka ndodhur për shkak të një dëmtimit të një nënstacionit të energjisë elektrike. KEDS ka shtuar tutje se ekipet e KEDS dhe KOSTT kanë dalur në vendin e ngjarjes për ta rregulluar problemin.
“Nga ky nënstacion furnizohen: zona industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, Ambasada Amerikane, Emshiri, AKI-ja, FSK-ja dhe Komuna e re në Dragodan, të cilat aktualisht janë pa energji elektrike”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Njoftojmë konsumatorët që si pasojë e një avarie që ka ndodhur në nënstacionin 110/30/10 kV Prishtina 1, i cili është nën menaxhim të KOSTT është ndërprerë energjia elektrike.
Ekipet e KOSTT dhe KEDS kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes për të identifikuar shkaktarin e prishjes dhe për ta rregulluar atë në kohën më të shpejt të mundshme.
Nga ky nënstacion furnizohen: zona industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, Ambasada Amerikane, Emshiri, AKI-ja, FSK-ja dhe Komuna e re në Dragodan, të cilat aktualisht janë pa energji elektrike.
Për çdo eventualitet, konsumatorët do të informohen përmes kanaleve tona të komunikimit.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor