Alternativa ka bërë të ditur qëndrimin lidhur me Rezolutën e propozuar së fundi nga opozita lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas Alternativës, dokumenti i prezantuar nga pozita ka nevojë për diskutim më të gjerë dhe përmirësime substancionale.
Tutje është theksuar se Alternativa e konsideron të domosdoshme nevojën për platformë të përbashkët të Partive Parlamentare.
Komunikata e plotë:
“Dokumenti i prezantuar nga pozita ka nevojë për diskutim më të gjerë dhe përmiresime substanciale. Partitë në Qeveri duhet të kuptojne se koncenzuesi nuk ndërtohet me veprime të njëanshme të tyre, por ai duhet të jetë produkt i një qëndrimi të përbashkët të gjitha partive politike parlamentare.
Alternativa e konsideron të domosdoshme nevojen për platformë të përbashkët të Partive Parlamentare.
E nëse kjo nuk mund të arrihet në këtë moment, atëherë vendi domosdo duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ne e ritheksojmë se, Kosova në dialog me Serbinë nuk mund të përfaqësohet nga Presidenti i Kosovës për arsye të dëmeve të deritashme të shkaktuara me veprimet e tij të njëanshme.
I thërrasim partitë politike të reflektojnë në nevojen e ndërtimit të koncenzusit me qëndrim të përbashkët për një proces të rëndesisë primare për shtetësinë e Kosovës.”
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...