Alternativa fajëson Komunën për vërshimet në Gjakovë

21:33 | 15 Maj 2019
Arbresh.info

Reshjet e ditës së djeshme kanë bërë që dy lokacione të rëndësishme në qytetin e Gjakovës të vërshohen nga ujërat e zeza: Blloku i Ri dhe pjesa te segmenti i ndertuar i lumit Krena.

Alternativa në Gjakovë për të dy rastet fajtore bën Komunën e Gjakovës.

“Është shumë e vërtet që gypat sipas projektit të Impiantit të ujrave të zeza janë më të ngushtë sesa ata egzistues, pasi që në marrëveshjen në mes të donatorit KFW, Komunës së Gjakovës dhe KRU “Gjakova”, Komuna e Gjakovës obligohet që të ndërmarr masa për ndarjen e ujrave të zeza nga ujrat atmosferike, konkretisht parallel me punimet e kolektorëve të vendos dhe të mirmbaj gypa të vacant për ujrat atmosferike, gjë që Komuna e Gjakovës nuk e ka bërë asnjë veprim konkret në këtë aspect dhe si rezultat dje por edhe ditë më parë kemi vërshimet dhe dëmet e konsiderueshme për qytetarët e Gjakovës”, thuhet në një reagim të këtij subjekti politik që drejtihet nga ish-kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

“Rasti i dytë, lokacioni te segmenti i rregulluar i lumit Krena, edhe pse qeverisja lokale po tenton të bëjë paralele me rastin në bllokun e ri, e që në fakt është krejtësisht rast tjetër, prap shkaktare e vërshimeve është Komuna, për shkak të punimeve të realizuara në shtratin e lumit Krena dhe pakujdesisë ndaj gypave të ujrave të zeza gjatë punimeve”.

Alternativa shtron pyetjen se kush i mbulon dëmet e qytetarëve.

“Çka ka ndërmarrë kryetari Ardian Gjini për shtrirjen paralele të gypave të ujrave atmosferik, obligim që e ka me marrëveshje me KFW-në?
Çka do të ndodhë me rrezikun e shëndetit publik të qytetarëve të përfshirë nga këto vërshime
Çka do të ndodhë prap nëse kemi reshje, cilat janë masat e Komunës?”

“Këtyre pyetjeve duhet t’iu përgjigjet ky kryetar dhe kjo qeverisje që pa pikë përgjegjësie kërcënon publikisht qytetarët për obligimet e veta që nuk janë të denjë t’i realizojnë”.

“.Alternativa i bën thirrje Institutit të Shëndetit Publik dhe inspektorëve sanitarë, që sa më shpejtë të bëjnë vlerësimin e rrezikshmërisë nga vërshimet që u shkaktuan dje nga neglizhenca e Komunës së Gjakovës.

Përfundimisht puna e qeverisjes Gjini e ka një të përbashkët me vërshimet e djeshme, vetëm ndotjen, shprehet subjekti i Kusari-Lilës. “Qeverisja e tyre është aq e pastërt sa janë të pastërta ujërat e zeza”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme