Alpinistja e parë shqiptare që ngjiti majën më të lartë të tokës, Everest 8848, Uta Ibrahimi do të nisë fushatën “14 Majat e Himalajeve” me një konferencë për media që do të mbahet sot në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë.
Uta do të lancojë kampanjën për mbledhjen e një pjese të donacioneve e cila do të shkon nëpërmejt Kosova Ideas dhe të njejtën kohe do të shpalosë programin dhe planet e “14 Majat e Himalayeve” të cilat do të nisë ti realizoj këtë pranverë.
Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë shoqatat bjeshkatare nga Gjakova, Prizreni dhe Prishtina e gjithashtu Shoqata Dajti nga Shqipëria si dhe Federata Bjeshkatare Alpine e Kosovës.
Në përkrahje të Utës do të jenë edhe kolegë dhe bashkëpunëtor të cilët ndihmuan në realizimin e kësaj kampanje.
Pasi ka pushtuar dy majat më të larta në botë, Majen e Everestit (8,884m) dhe Majen Manasulu (8,163m) Uta planifikon që deri në 2023-tën të ngjitë edhe 12 maja të tjera, një plan ky shumë ambicioz dhe i vështirë pasi pak alpinistë në botë kanë tentuar me sukses pushtimin e 14-të majave të Himalajeve.
Ekspedita për pushtimin e 14 Majave në Himalaje fillon zyrtarisht me ngjitjen në majen Lhotce (8516) Prill – Maj 2018 dhe pastaj K2 (7,221m) Korrik – Gusht 2018.
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...