Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka njoftuar se ajo është përzgjedhur në mesin e gati 200 ambasadoreve të akredituar në Itali dhe Vatikan për të qenë pjesë e librit “Ambasciatori a Roma” të gazetarit Marco Finelli.
Lama tregon se libri përbëhet nga 14 intervista të ambasadoreve të ndryshme nga shtete të fuqishme të Botës, mes tyre edhe ajo, e cila thotë se në intervistën e saj ka folur për sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova.
Postimi i plotë:
E nderuar qe jam përzgjedhur në mesin e gati 200 ambasadoreve të akredituar në Itali dhe Vatikan për të qenë pjesë e librit “Ambasciatori a Roma” të gazetarit Marco Finelli. Libri me intervista me 14 ambasadore të vendeve të ndryshme të botës, mes të cilave vende mjaft të fuqishme, ka dalë në shitje në të gjitha libraritë dje, dhe po kështu mund të blihet në libraritë online më të njohura.
Në intervistë kam folur për sfidat kryesore me të cilat përballet shteti i Kosovës, për raportet me BE-në, SHBA-në, identitetin tonë evropian dhe raportet me fqinjët. Inaugurimi I librit bëhet pas festave të fund vitit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...