Google ADS

Alivanoset një qytetare në Vushtrri, zyrtarët policorë i ofrojnë ndihmën e parë

19:00 | 22 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Zyrtarë policorë i kanë ofruar ndihmën e parë një qytetareje të alivanosur në Vushtrri.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, për arbresh.info ka bërë të ditur se gjendja e saj lidhje me bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

“Sot rreth orës 12;00 një njësi policore deri sa po trajtonte një rast aksident trafiku, në rrugën “Avni Klinaku” në Vushtrri, kanë hasë në qytetaren e alivanosur e cila ndodhej në gjendje të rënë, gjendja e se cilës kishte të beje me bllokimin e rrugëve te frymëmarrjes, me ç’ rast zyrtarët policorë në rrethana të tilla kanë reaguar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë përfshirë edhe kthimin e gjuhës dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, veprime këto të cilat kanë rezultuar me kthimin drejt normalizimit të frymëmarrjes dhe gjendjes shëndetësore”, tha Zahiti.

Në vendngjarje ka arritur ekipi mobil mjekësore të cilët kanë vazhduar me tretman të mëtejmë mjekësor të qytetares.

“Në kuadër të detyrave dhe autorizimeve, reagimet e natyrës se tillë në ofrim të ndihmës ndaj qytetarëve janë dhe mbeten mision i përhershëm i Policisë së Kosovës”, deklaroi Zahiti për arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme