Google ADS

Aliu: Zero investime në Trepçë

14:24 | 2 Nëntor 2020
V. S.

Në debatin parlamentar për problemet e shqiptarëve në veri të vendit, lidhur me pengesat që i kanë për kthim në pronat e tyre dhe për t’i rinovuar ato, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Librun Aliu tha se investimet në Trepçë dëshmojnë përpjekjet e shtetit të Kosovës për integrim në atë pjesë, e që sipas tij, investimet janë zero.

Aliu tha se duhet të punohet në mënyrë shtetërore për të vendosur sovranitetin në veri dhe kjo nuk duhet të shikohet vetëm nga aspekti i sigurisë.

“Investimet në Trepçë flasin për përpjekjet e shtetit të Kosovës për integrim në atë pjesë, zero ka qenë. Mund të flasim për pakot ushqimore qysh ka shku Kadri Veseli i ka quar në veri por pakot ushqimore nuk e zgjidhin problemet, por investimet në Trepçë, Trepça e ka zhvillu Kosovën, Trepça e zhvillon veriun, Trepça e integron veriun”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme