Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës, duke vlerësuar se askush më të dëmtuar se ferizajasit e bizneset e tyre nuk do të jetë nga vendimi i sotëm i Qeverisë për të anuluar kyçjen në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për anulimin e projektit, siç thuhet në vlerë prej 50 milion euro, për ndërtimin e disa kyçjeve në autostradën “Arbën Xhaferi”.
“Askush më të dëmtuar se ferizajasit e bizneset e tyre nuk do të jetë nga vendimi i sotëm i qeverisë për të anuluar kyçjen në autostradën “Arbën Xhaferi”.
I nxituar e pa analizë të mirëfilltë, mbetja në fuqi e këtij vendimi që përmbysi disa vendime aprovuese paraprake të Qeverisë për këtë projekt, vështirëson të bërit biznes e qarkullimin e lehtë të qytetarëve të gjithë Regjionit të Ferizajt.
Qeveria aktuale i detyrohet ferizajasve që të gjej rrugën e financimit për këtë projekt sipas vendimeve paraprake të përligjura nga Komisioni Ndërministror në Qeverinë Mustafa dhe vendimit të Qeverisë Haradinaj. Lidhja në këtë arterie rrugore për Ferizajn është e natyrshme e kërkesë e pakundërshtueshme e bizneseve e qytetarëve”, ka thënë Aliu.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok