Google ADS

Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje falë investimeve në sistemin e avancuar të aterimit

12:47 | 19 Dhjetor 2024
E.K

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka theksuar se, pavarësisht kushteve atmosferike të vështira, trafiku ajror në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës vazhdon të funksionojë pa ndërprerje, falë investimeve në sistemin e avancuar të aterimit.

Në një postim në Facebook, Aliu ka theksuar se ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të mjegullës dhe motit të keq tashmë janë një kujtim i largët.

Edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve të Qeverisë së Kosovës në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B. Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori Më të përshtatshmet janë zgjedhur, kështu që disa komente mund të jenë filtruar”, shkroi Aliu./Arbresh.info

Të ngjashme