Google ADS

Aliu: Tmerruese si raportet e shërbimeve dhe mediave serbe kanë arritur të ndikojnë në një organizatë si HRW

20:42 | 10 Shtator 2023
E.G

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka komentuar dëshminë  raportuesit të Human Rights Watch, Frederic Ambrahams në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, ku “u detyra” të pranojë se nga ato çfarë e kishte thënë për UÇK-në, ishte bazuar në raportimet e medieve serbe.

Me anë të një postimi në Facebook, Aliu u shpreh se është tmerruese se si raportet e shërmbimeve serbe kanë arritur të ndikojnë dhe të konsiderohen si fakte nga një organizatë kaq e njohur botërore si Human Rights Watch, shkruan Arbresh.info.

“Është tmerruese kur e mendon se si raportet e shërbimeve dhe mediave serbe kanë arritur të ndikojnë dhe të konsiderohen si fakte nga një organizatë kaq e njohur botërore si Human Rights Ëatch. Pra, qëndrimet e dala nga aparati i Serbisë – i cili deri në atë kohë qe pushtues herë represiv e herë opresiv, por që edhe sot e kësaj dite ka për synim shtypjen e shqiptarëve në Luginë dhe njëherit bllokimin e Kosovës – janë publikuar nga HRW, fatkeqësisht pa bërë as verifikimet e duhura në terren. Së paku kështu po del nga dëshmia e deritanishme e dëshmitarit të prokurorisë në Hagë Frederic Abrahams! Dhe këto të dhëna po i përdor Prokuroria si bazë për ngritjen e aktakuzave për krime!”, ka shkruar Aliu.

Tutje ai u shpreh se duhet të ketë drejtësi për  çdo viktimë teksa u shpreh se lufta Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pashmangshme.

“Mbetem i bindur se duhet të ketë drejtësi për çdo viktimë të krimit, pavarësisht etnisë, e po aq i bindur jam se UÇK-ja do të dalë plotësisht e pafajshme pavarësisht se sa ka qenë dhe mbetet cak i fushatave shpifëse nga sistemi antishqiptar millosheviqian, e tash edhe nga pasardhësit e tyre.”, tha Aliu.

“Lufta Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pashmangshme, e sa më shpejt të pranohet ky fakt, aq më shpejt do të krijohen kushtet për fqinjësi e bashkëjetesë të qëndrueshme e paqësore në rajonin tonë. Kjo nuk është çështje opinionesh, ashtu siç nuk kanë qenë çështje opinionesh shtypja, diskriminimi, përbuzja racore, përndjekja e burgosja politike, dhe në fund edhe spastrimi etnik që Serbia e ka ushtruar kundër Shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit XX.”, u shpreh ai./Arbresh.info.

Të ngjashme